Me qindra pushus janë prekur nga Covid-19 në plazhin e Velipojës.
Kjo gjë konfiromohet nga vetë mjekja e qëndrës shëndetësore në Velipojë Megi Blushi sipas të cilës nga 12 tampone në ditë, 10 raste rezultojnë pozitivPacientët me simptoma të lehta këshillohen të izolohen në dhomat e hotelit, ndërsa ata në gjendje të rënduar transportohen në spitalet rajonale.
Ndërkohë përvec rasteve më kovid mjekja thotë se me dhjetra raste në ditë me simptoma të vjella e diarre paraqiten pranë kësaj qëndre shëndetësore, kjo nga gjendja virale e stinës.
Gjatë muajit korrik numri i pushuesve të prekur nga Covid-19 është rritur ndjeshëm.Qendrat shëndetësore verore që operojnë përgjatë zonës turistike Velipojë –Rrjoll përpos rasteve Covid-19 përballen dhe me fluks të shtuar të pacienteve me simptoma të helmimit, pickimeve e tensionit të lartë arteria /rtsh-shkodra/
Comments are closed.