Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar se në të ardhmen do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

Meta theksoi se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i llogaridhënies së Edi Ramës përballë “popullit të lirisë”.

Pyetje: Do të bashkëpunoni me Partitë Demokratike?

“Do te bashkëpunojmë shumë ngushtë me Partinë Demokratike, që është 1 dhe vetëm 1. Koha e përgjumjes ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korrik ishte një tregues i qartë. Në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i llogaridhënies”, u përgjigj Ilir Meta.