Nga Bardh Spahia
Ndërsa vendet e rajonit po flasin për sigurim të dozave të para të vaksinës bazuar në lobimet individuale (Serbia e ka nisur vaksinimin prej 4 ditësh), në Tiranë Edi Rama hesht, ndërsa njerëzit pranë tij po fajësojnë Bashkimin Europian, se nuk po mendoka për vendet e Ballkanit Perëndimor për doza vaksinash, por vetëm për vendet e Unionit!!!
Hedhja e fajit tek të tjerët është bërë model i neveritshëm i këtij kryeministri, që në fillim të dhjetorit i rriti vetë pritshmëritë e qytetarëve të vet, duke mashtruar se “nuk do linte gur pa luajtur që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri”, e se mori rrugën në SHBA për “kontaktin sy më sy me prodhuesit e vaksinës”
I njëjti kryeministër premtoi marrëveshje me Pfizer e negociata me Astra Zeneka, por asgjë konkrete, ndërsa vendet e rajonit po dëshmojnë lobim rezultativ për sigurimin e vaksinës për qytetarët e tyre, pa pritur dhurata nga BE e pa nevojën e udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrave përkatës.
Cdo kryeministër i përgjegjshëm investohet vetë për qytetarët e vet, por ky nuk është rasti i Edi Ramës. Në periudhat kritike të pandemisë, spikatën investimet e dhurimet në pajisje e fonde të partnerëve ndërkombëtare, ndërsa shpenzimet e qeverisë shqiptare mbeten të ulëta e në tendera sekretë korruptivë. Njëlloj edhe për vaksinën, për turp sytë po mbahen nga dhurime e financime nga jashtë, si të ishim vend i botës së tretë dhe fajësimi i BE-së e konfirmon në mënyrë flagrante këtë synim kaq të papërgjegjshëm.
Edi Rama i ka braktisur shqiptarët! Ata nuk janë prioritet i tij dhe kjo pandemi po e dëshmon krejt hapur këtë realitet. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme që të punojë e kujdeset për ta. Cdo ditë e Edi Ramës në karrike është kosto për këtë vend! Partia Demokratike do të sjellë ndryshim, mundësi dhe shpresë të re për çdo shqiptar.
Comments are closed.