Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e presidentit për dekretimin me urgjencë të emrit të Sonila Bejtjas si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, por deklaron se nuk do të ketë qetësi dhe pushim deri kur ky institucion të bëhet me 9 të zgjedhur

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7 të Gjykatës Kushtetuese.

Duke vepruar së bashku me urgjencë në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Venecias, kushtit të BE dhe kërkesës së shqiptarëve. Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë gjykatën Kushtetuese funksionale para datës 12/31”