Ditën e nesërme do të jetë mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës ndërsa pjesë e diskutimeve do të jetë edhe miratimi i buxhetit për vitin 2021. Anëtari i Këshillit Bashkiak Arbis Vjerdha thotë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen online që do të jetë ndërsa akuzon se drejtuesit më të lartë politik në Shkodër, të djathtë e të majtë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në dëm të qytetit

Një prej pikave të rendit të ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak është edhe dhënia e titullit “Mirënjohja e qytetit” Jesus Hernandez Mayour që është inxhinieri i projektit në Shirokë gjë për të cilën këshilltari Vjerdha nuk është dakord ndërsa tregon arsyet.

Këshilltari Vjerdha ka kritika edhe për mënyrën se si do të bëhet procesi i privatizimit të Vllaznia sh.a.

Anëtari i këshillit bashkiak të Shkodrës Arbis Vjerdha vijon të jetë një prej zërave më kritik nga drejtuesve politik të PD dhe PS në Shkodër, gjë të cilën e ka bërë edhe gjatë mbledhjeve të këshillit bashkiak.