Gjatë 24-orëve të fundit 10 persona kanë humbur jetën prej Covid19 ku mësohet se mes tyre të ketë vdekur edhe mjeku, konkretisht, 72 vjeçari Sali Baco. Ndërsa theksohet se 499 pacientë kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Autoritete shëndetësore kanë kryer 2165 testime, sipas njoftimit në 4 spitalet COVID po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar, ndërsa 384 të tjerë janë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat anticovid dhe mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes, por të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19 / Ministria e Shëndetësisë: 2165 testime, 384 të shëruar, 499 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon ; Janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki

180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19. Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55 – 80 vjeç

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID