Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, se te dhenat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time
I kerkoj publikisht Autoritetit per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy dosjet e cituara. Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise dhe heren e dyte pas fitores nga PD Shkoder te zgjedhjeve te vitit 2017, para marrjes se mandatit, me nismen time
Personazhet, oficeret, te dhenat nuk kane te bejne me mua dhe me asnje anetare te familjes sime. Nen pergjegjesi publike deklaroj se as une dhe asnje anetare i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetore i Sigurimit dhe anetar i PPSH. Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit. Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit
Shpifesi do te mbaje pergjegjesi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojne se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene! Kjo sa per fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhetim