Të dashur bashkëqytetarë të Shkodrës, të Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës,Fushe Arrezit dhe Pukës. Përpara kemi një sfidë dhe betejë të madhe, për t’i dhënë fund keqqeverisjes, arrogancës dhe krimit. Unë sot jam dorështrirë për secilin prej jush që të punojmë fort, me sinqeritet e me zemër të pastër, për një ndryshim të madh.

Unë dhe çdo funksionar i PD-së, sot jemi të përulur para qytetarëve tanë. Ju kemi një borxh të madh! T’ju pastrojmë llumin që mbolli Partia Socialiste në këto 8 vite.

Ne kemi dëshmuar prej ekzistencës, se jemi promotorë të ndryshimit refuzues të klikës krim-politikë.
Do të punojmë fort me çdo aleat, do të hapemi siç kemi bërë në vazhdimësi ndaj çdo faktori, do të qëndrojmë fort në krah të njeri-tjetrit, për t’u kthyer në shpresë për nesër, për ta kthyer 25 prillin në ditë historike.
Sot jemi para një beteje të madhe. Kur them beteja, e kam fjalën për një betejë të mirëfilltë!

25 prilli nuk është thjesht ditë zgjedhjesh, është një betejë që e ndan të mirën nga e keqja. Largon kriminelët, dhunuesit e dinjitetit njerëzor, ata që tallen çdo ditë me qytetarët. 25 prilli na ngarkon me përgjegjësi!
Sot është dita t’i përvishemi punës!

Zoti e bekoftë Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën,Fushë Arrëzin,Vaun e Dejës e gjithë Shqipërinë!