Ne vigjilje te Krishtlindjeve zgjodhem ti hedhim nje sy ngjarjeve historike ne Shkoder, te cilat kishin simbol besimin, sakrificen dhe lirine.

Keshtu nje nder ngjarjet me kulmore ne keto 30 vite mbetet mesha e pare e mbajtur ne varrezat e Rrmajit, nje ngjarje e cila pasoi zhvillime te cilat ndryshuan gjithcka pas viteve erresire dhe vuajtje.

Ka nje kuriozitet per pjesmarresit ne meshe si dallendyshet e para te lirise e aq me teper per ato te cilet shihen si protagonist .

Ne videot e kohes shfaqet nje vogelushe ne altar ne krah te Dom Simon Jubanit. Vajza e vogel tashme nuk eshte nje emer i panjohur ne qytetin e Shkodres. Ne zbuluam se ajo eshte Greta Bardeli Gjoni ish pedagoge ne Fakultetin e Drejtesise ne Shkoder. Kryetare e Qarkut Shkoder , Nenkryetare e deges se Partise Demokratike ne Shkoder, dhe nje nder 23 emrat e perzgjedhur si Perfaqesues politik te Partise demokratike ne zgjedhjet e 25 prillit.

Duket se ky moment i vitit 1990 ka rrenjosur ne vetedijen e zonjes Greta Bardeli Gjoni, vlera te thella njerezore. E pikerisht per kete performance te spikatur u nderua me titullin ambasadore paqeje ne Viene te Austrise.

Keshtu ne sot festojme te lire , Krishtlindjet dhe çdo feste fetare por nuk duhet harruar kalvari i mundimshem i martireve por edhe i çdo qytetari qe u rrit me vetedije dhe vlera fetare dhe qytetare.