Dokumentari i “Memory” në ABCNeës, i realizuar nga analisti Baton Haxhiu ka nxjerrë fitues kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas anketimeve të sondazhit, nga matja e opinionit publik nga kompania “Source” shihet një lëvizje er madhe të elektoratit në Shqipëri.
Në sondazh vihet re se bindjet e shqiptarëve po shkojnë pranë qendrës, as majtas dhe as djathtas, por me gjithë këtë ndryshim, sërish ajo që trimfon është partia rozë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 28% të të anketuarve në këtë sondazh rezulton se janë të pavendosur, 29% të votave të shqiptarëve i merr PS-ja, PD merr 15% të tyre, ndërsa LSI-ja vetëm 2%.
Ndërkohë, i ftuar sot në “Top Talk”, analisti Baton Haxhiu tha pa asnjë hezitim se nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Rama do të fitonte mandatin e tretë. Haxhiu shtoi se situata mund të ndryshonte pak, nëse në skenë do të dilnin aktorët e tjerë politik.
“Padyshim Edi Rama, PS-ja dhe unë mendoj që ka dhe pak kohë për t’u përmirësuar. Nëse në skena do dilnin aktorët të tjerë, mbase do ndryshonte pak” tha Haxhiu për Top Talk.
Comments are closed.