Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria e tij do të japë 34 milionë dollarë shpërblim për pensionistët, ku çdo i moshuar do të marrë një shumë prej 5 mijë lekësh të reja.
Rama këtë lajm e ka dhënë gjatë konferencës online me gazetarët, ku në fokus ishte ekonomia dhe projekt buxheti 2021. Kryeministri ka thënë se pavarësisht pandemisë dhe tërmetit, pensionistët do të marrin një më një paratë e planifikuara për tu dhënë si shpërblim.
“Po përgatisim aktin normativ. Dhe pavarësisht pengesave ne do të vendosim 34 mln dollarë tani për pensionistët. Nuk do heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar të jepnim” ka thënë Edi Rama.
Comments are closed.