Pas ndeshjes drejtori i të kuqve, Olsi Rama, është ndierë i keqardhur për humbjen e takimit të Shkodrës, çka e shprehu edhe edhe në mikrofonët e medias. Ndër të tjera ai u shpreh se ishte e pandershme ajo që ndodhi në shkallët e stadiumit

“Nuk është e drejtë dhe e ndershme. Ne luajmë në stadiumin tonë me 20 vetat që lejon Federata. Këtu nuk e di sa ishin, 500 apo 600. Të gjithë i kërkonin me presion llogari arbitrit dhe në momentin ne golit ishte një atmosferë si në një ndeshje normale. Më duket jo normale që të lejohen gjithë ata tifozë në stadium. Ne do të zbatojmë protokollin si të gjithë të tjerat” deklaroi ndër të tjera drejtori Rama

Sakaq, nuk ka munguar edhe replika nga sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. “Po të kishim fansat, do tju mundnim 30-0” raporton “Panorama Sport” të jetë kundërpërgjigjur me ironi Xhaferit, i cili qysh nga fillimi i këtij sezoni, po menaxhon skuadrën shkodrane të Vllaznisë, e cila me 19 pikët e grumbulluara po udhëheq tabelën e renditjes së Superiores pas javës së 8