Kreu i qeverisë Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse ka ndërmend të shkarkojë drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe pse po vonon në emërimin e pasardhësit të Lleshit. Siç e ka zakon, Rama është ndalur fillimisht në akuza ndaj analistëve që sipas tij po amnistojnë dhe po justifikojnë dhunën.

A do të largoni nga detyra Ardi Veliun? Po merrni kohë emrin e Ministrit të Brendshëm për të gjetur dakordësinë me presidentin

Së pari unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz që vetëquhen analistë, shfaqen në ekranet tuaja dhe shprehin opinionet e tyre nëpër portale të jenë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrjeje për njëmijë e një arsyet e tyre, saqë mos të ngrejnë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm, që është shfaqur këto ditë në Shqipëri, që është abuzimi me të miturit.

Qeveritë shkojnë dhe vinë, por në fund të ditës askush nuk lind e nuk vdes kryeministër, pasi je qytetarë i këtij vendi, je prind në këtë vend, je edhe pasues i të tjerëve që kanë qenë përpara, si banorë të këtij vendi, dhe të tjerë pas teje do të vijnë. Është përtej skandalozes, është një turp i pashoq, që të shohësh njerëz, që edhe pse kanë arsyet e tyre, që të arrijnë deri në këtë pikë.

I riabuzojnë të miturit, duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni, që kanë kohë që e nxisin dhe e presin, është rënie në një nivel që nga pikëpamha humane është katastrofë. Nuk gjej fjalët që të arsyetoj analistë që predikojnë dhunën, komentatorë që relativiziojën vandalizimin, opinionistë që agrumentojnë se çfarë vlere ka për shoqërinë djegia e pronës publike.

Ça janë këta, ça janë këta, kush është shqetësimi sot, se po flas shumë i zhveshur nga pozicioni. Boko Harami është një organizatë fatkeqe terroriste, ka marrë stafetën e të tjera forcave që kanë shfrytëzuar të miturit, si mund të ndodhë kjo në Shqipëri. Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, nuk janë ata të motivuar nga politika në qenien e tyre, apo nga ideja e një drejtësie. Ata fëmijë janë sot të abuzuar, janë të përdorur si mish për top. Si mundet të them unë që ata minorenë që vandalizuan selinë e PS janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, ata kanë problematikat e tyre, por ata që janë pas tyre janë kriminelë

Çfarë i thonë këta popullit shqiptar? Qeveria mund të ketë njëmijë e një arsye për tu kontestuar, por kontestimi bëhet me protestë paqësore dhe bëhet me votë. Kthehuni pak pas në kohë në qeverisjen tonë, cilat kanë qenë protestat që kanë funksionuar, protestat e dhunshme apo ato paqësore