Ish futbollisti i Vllaznise Uliks Kotrri i cili Thomas Brdariç ua propozoi drejtuesve te Vllaznise per postin e trajnerit te ekipit te pare ka folur per ecurine e Vllaznise ne kete fillim sezoni, ne nje interviste per eetimestv.com

Vllaznia po befason ne  kete fillim sezoni. Loje e bukur dhe rezultate . E kujt eshte merita?

Meritat jane te gjith ekipit .Te gjithe po ecin me perkushtim e ne rruge te mbare them.Qe nga Presidenti i pari pastaj me staf drejtues dhe gjithe ekipi nga i pari te i fundit.

Pa harruar stafin mjeksor e te gjith tjeret qe shpenzojne kohen e tyre per Vllaznine.Projeksioni i kesaj skuadre eshte  te arrij Kupat e Europes them un per momentin.

Kampionati do jete shume i veshtire pasi vete formula me 10 ekipe ku do ndeshesh 4 here me nje ekip e veshtireson objektivin e cilindo ekip

Si e shihni te ardhmen e ekipit?

E ardhmja e ekipit? Ketu jam pak dyshues. Pasi qe nje ekip te kete te ardhme,duhet te kesh infrastrukture,qe eshte baza per te ardhmen e nje ekipi,pasi aty punohet e aty permiresohesh.

Talente Shkodra ka pafund por talentet jan si lenda e pare e cdo gjeje,dmth po nuk ishte nje fabrike e mire qe ti perpunoje do mbesin pa vlere edhe ato talente.

Ne Futboll vlen puna e perkushtimi e kjo nuk eshte diçka e re qe e kam shpik une por duhet te rrenjoset thelle te cdo lojtar pasi jeta futbollistike eshte shume e shkurter e nuk te jep kohe per pauza per fat te keq.Te nje futbollist talenti te shtyn te behesh profesionist te 20%, pjesa tjeter eshte pune por ka edhe pak fat si ne cdo fushe tjeter te jetes.