Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha në një shkrim në mediat sociale ka bërë një rrëfim të ndjerë për efektivin 26-vjeçar që u ekzekutua të shtunën në mëngjes, ndërkohë që autorët ende nuk janë kapur.

Gazetarja shkruan se Xhulion Prela, e donte shumë uniformën e tij, por paguhej vetëm 19 mijë lekë të reja, dhe të afërm të tij thonë se kohët e fundit ai kishte kërkuar edhe borxh.

Ndërsa ende nuk ka një motiv që mund të ketë çuar në ekzekutimin e të riut, gazetarja përmend edhe faktin se në shtëpinë e tij modeste në kryeqytet, familja e Xhulios nuk pa asnjë shef për ngushëllim.