Situata në spitalet Covid vijon që të paraqitet shumë problematike. Nga një vëzhgim i Fax News, në oborrin e spitalit Shefqet Ndroqi, tashmë i përshtatur në spitalin Covid 2 janë 6 autoambulanca me pacientë të sëmurë me Covid.
Familjarët presin bashkë me të sëmurët, për disa orë derisa pacientët të marrin shërbimet e duhur për trajtimin e tyre brenda ambienteve spitalore.
Ndërkohë një ditë më parë 16 persona kanë ndërruar jetë për shkak të Covid 19, ndërkohë që të shtruar janë 478 ku mes tyre janë 35 në terapi intensive dhe 9 të intubuar.
Janë mbi 20 mijë persona aktiv me Covid-19, ndërkohë që numri i vdekjeve në total që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 905.
Sakaq duke filluar që nga sot Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt.
100 000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes. njofton ministria.
Comments are closed.