Procesi Deputeti që Duan ka prodhuar një numër të lartë aplikantësh të cilët aspirojnë të bëhen deputet nën siglën e Partisë Socialiste.Top Channel ka mësuar se deri më tani kanë aplikuar 1587 persona për të qenë pjesë e garës së 25 Prillit. Numri 2 PS Taulant Balla u shpreh i kënaqur për këtë proces
“Jemi shumë entuziast për angazhimin që ka krijuar ky proces për cilësinë shumë të mirë të aplikantëve dhe pas fundit të kësaj jave do të kemi një proces përzgjedhës pasi është e pamundur të jenë pjesë e procesit duke respektuar transparencën e deritanishme të gjithë të dhënat për numrin e të gjithë atyre që janë përzgjedhur për fazën e dytë do të bëhen publike në fund të kësaj jave” tha Balla.
PS gjithashtu ka shpërndarë edhe një pyetësor për anëtarësinë socialiste për të pyetur mbi vlerësimin mbi deputetët aktualë socialistë, duke krijuar kështu edhe një përshtypje për grupin aktual parlamentar
Comments are closed.