Jetmir Lumaj, i cili mbante postin e drejtorit të IKMT në rajonin e Shkodrës është shkarkuar pa i mbushuar dy muaj në detyrë. Ai u emërua më 8 Tetor 2020 dhe shkarkimi i tij erdhi për mungesë eficence në punë

Shkak janë bërë disa kamionë të ngarkuar me lëndë drusore kontrabandë, të cilët edhe janë filmuar.

Jetmir Lumaj zëvendësoi në detyrë drejtorin e komanduar Ermir Madani. Para marrjes së kësaj detyre, Lumaj ishte drejtor i Ndërmarrjes së Administrimit të Studentëve në Shkodër. Mbetet e paqartë se kush do e zëvendësojë Lumaj në postin e drejtorit të IKMT.

A.M/Faxweb.al