I mbetur jashtë listave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, Halim Kosova, ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, ka zbuluar mbrëmjen e djeshme prapaskenat që fshihen pas marrjes së këtij vendimi.
Në media u tha fillimisht se ai vetë ishte tërhequr nga gara, por duket se situata nuk ka qenë kaq e thjeshtë sa kanë dashur që ta paraqesin nga selia blu. I ftuar në emisionin e gazetarit Adi Krasta, Kosova është shprehur se komisioni i Rulit dhe Nishanit e kanë skualifikuar për shkak se nuk dilte që të shante Partinë Socialiste, dhe se ishte ”i lodhur”
Sipas Kosovës kjo nuk është në natyrën e tij, dhe gjatë gjithë kohës është përpjekur që të japë kontributin e tij në PD, edhe pse në disa raste e ka gjetur derën të mbyllur. Ai insinuon se dikush me një zë të përzier ”femre dhe mashkulli” e ka kërcënuar me përjashtimin nga gara, pikërisht përmes Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
“Nëse sot nisesh për të bërë një punë të ndershme, nuk ke asnjë mbrapa që të të mbështesin, nëse ti nisesh që të bësh një akt korrupsioni do të gjesh pas shumë njerëz, që duan nga një copë. Më mirë merren vesh dy hajdutë sesa dy të ndershëm. Për çfarë janë të mërzitur më shumë sot shqiptarët? Nuk dinë se cilët anë ti besojnë, nga kontaktet që unë kam ata nuk dinë se kë të votojnë në 25 Prill
Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë, duhet të jetë dhe një opozitë që të thojë se për 4 muaj unë do ta ndryshoj vendin, dhe unë do të luftoj për ta thënë këtë
Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besimin e njerëzve te PD. Ju më bëtë një pyetje qëparë, në fakt unë po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që unë kam mundësinë që t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, në pastërtinë e figurës, kam mundësinë që të bëj vizita falas, ta shoh sektorin cep më cep edhe pse kam kontakte të përditshme me qytetarët
Mirëpo dera ishte e mbyllur, i rashë disa herë dhe nuk mu përgjigj njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fortë, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as gru, i cili më thotë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”
Dhe faktikisht ky komision mua më ka seleksionuar. Ky komision thotë që kam dy karakteristika të këqija, e para, nuk shaj PS-në (turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje). Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers, të thuash ”ky është i lodhur” po unë do shkoj të jap kontribut në PD se jam gjak i ri, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam tip luftarak, se jetën nuk e kam pasur lisho, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon, nuk ka njeri që më ndalon për të mirën e PD dhe për të mirën e vendit” u shpreh Kosova.
Ndërkohë që i pyetur nga gazetari Krasta për humbjen e tij në garën për Tiranën, Halimi tha se e ka studiuar në kompleks atë. Krasta tha se përzgjedhja për Tiranën është një vlerësim i madh për Halimin, të cilin demokrati nuk e mohoi por tha se nuk ishte pjesë e atyre që do të zgjidhnin të lëpinin kryetarët.
“Kur unë kam pranuar postin e drejtorit të maternitetit, nuk e kam bërë këtë që një ditë të zgjidhesha ministër, thashë pse mos të ndihmoj 300 njerëz nga 20-30 që ndihmoja në klinikën e lagjes. Edhe kur kam pranuar ofertën për Tiranën, kam menduar që ky popull ta shihte ndryshimin, që një gjë që bëhet me 10 lekë, le të bëhet me dy lekë. Ma kanë thënë socialistët që na e grive PS e Tiranës, logoja e PD ishte ”punë dhe dinjitet” eksperti amerikan i fushatës ma ndërroi dhe tha “punë e jo fjalë” kjo ka qenë motoja ime” tha më tej Kosova.
Comments are closed.