Ish presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj ka shprehur gadishmërinë e tij për të blerë shumicën e aksioneve të klubit, pas vendimit të Këshillit Bashkiak që i hap rrugën privatizimit të klubit
Përpara mediave, Fushaj u shpreh se mund të marrë 70 % të aksioneve të Vllaznisë, ndërsa nuk i kurseu kritikat për Bashkinë e Shkodrës dhe klubin në lidhje me proçedurën e privatizimit dhe numrit të pakët të lojtarëve shkodranë te skuadra
Ai premtoi se nëse merr në dorë Vllazninë mund ta kthejë në forcë kryesore të kampionatit për një vit
Comments are closed.