Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka dalë vetë në terren për tu kujdesur për të infektuarit me koronavirusit. Bashkë me dy mjekë të tjerë, ai ka shkuar në shtëpinë e një të moshuare të infektuar, duke i bërë vetë kontrollin lidhur me pandeminë.
Urgjenca mori telefonatën nga e bija e të moshuarës se e ëma 82 vjece ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mezi merrte frymë,Brataj përveshi mëngët dhe zgjodhi të shkonte edhe ai me kamerat e ERTV Pasi doli nga shtëpia e të moshuarës, Brataj i bëri një “xhiro” gazetarit të ERTV-së në ambientet e Urgjencës duke iu përgjigjur pyetjeve të tij. Një ndër to kishte të bënte edhe lidhur me priten e qytetarëve në ambulanca.
“Kemi 2 bombula me oksigjen. Rastis që të ketë edhe radhë. Ka nevojë për kohë edhe nga ana administrative. Nuk ka lidhje me ezaurimin. Nuk jemi deri në atë pikë. Kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë në shtëpi, korridore, hotele, stadiume si e gjithë botë”u shpreh Brataj.
Videoja u shpërnda në Facebook, nga vetë kryeministri Edi Rama dhe nga ministrja e Shëndëetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilët shkruanin: URGJENCA KOMBËTARE e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi
Comments are closed.