Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Ishull Lezhë në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdêkur një person.

Burime bëjnë me dije se viktima është përplasur nga një makinë, teksa ecte në këmbë. Faxweb.al mëson se personi që ka humbur jetën është Gjon Kola, rreth 60 vjeç, i cili është pronar i një hoteli që ndodhet anës këtij akti rrugor.

Pavarësisht ndihmës së parë që është tentuar ti jepet Kolës, biznesmeni ka ndërruar jetë pa mundur që të transportohet për në spital. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit

Faxweb.al raporton se në këtë aks rrugor në më pak se dhjetë ditë, janë shkaktuar 4 aksidente, 2 prej të cilëve me pasoja tragjike, të humbjes së jetëve të këmbësorëve.