Më pak se 1 minutë i duhet grabitësve minorenë të boshatisin bizneset dhe lokalet të cilat pas orës 22:00 mbyllen prej orës policore si masë anticovid Janë këto pamjet ekskluzive që ka siguruar ReportTv nga vjedhjet me dhunë të ndodhura përgjatë muajit nëntor në qendër të kryeqyteti në rrugën e Barrikadave
Me kapuç, veshje sportive dhe maska anticovid ata thyejnë hyrjen kryesore të verandave të lokalit më pas pjesën e derës së brendshme dhe lëshohen për tek arka ku mbahet xhiro e ditës.
Në këto pamje ekskluzive edhe pse bie alarmi që sinjalizon thyerjen e lokalit ata vazhdojnë të pa shqetësuar kontrollin e tyre deri sa të gjejnë paratë apo sendet me vlerë. Kur ora shënon 02:46 min e 27 sekonda e datës 22 nëntor dy minorenët hajdutë futen në pjesën e banakut dhe nisin kontrollin për të gjetur paratë.
Por kjo nuk është vjedhja e vetme me dhunë e tyre në të njëjtën zonë. Më 14 nëntor ata kanë bastisur edhe dy biznese të tjera siç dhe shihet në këtë video teksa të dielën në orën 20:00 ata futen në një tjetër bar kafe.
Comments are closed.