Policia ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen ne Dajc ku u qellua me bresheri Ridvan Ramazani, ku bën me dije se deri tani janë arrestuar 3 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim

Një prej të arrestuarve është edhe 25 vjeçari Milkjor Gjoka, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër

Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per ngjarjen