Urgjenca e spitalit Shefqet Ndroqi i kthyer në Covid 2 po përballet me një fluks pacientësh të infektuar me koronavirus, por duket se janë ezauruar vendet. Mesditën e së premtes, kanë mbërritur 7 autoambulanca në ambientet e spitalit dhe kanë qëndruar jashtë për 30 minuta deri në një orë në pritje për të dorëzuar pacientët në gjendje të rëndë

Autoambulancat qëndrojnë të parkuara larg sheshpushimit derisa tu vijë radha që të fusin pacientët brenda spitalit dhe të marrin trajtimin që i nevojitet për Covidit.

Burime për News 24 thonë se koha e pritjes së pacientëve në Urgjencën e Sanatoriumit shkon nga disa orë deri në 3 ditë në varësi të shtretërve që lirohen dhe gjendjes së pacientit. Që prej datës 15 nëntor spitali më i madh covid, Sanatoriumi numëron 220 të shtruar aq sa ka edhe shtretër.