Mbrëmjen e djeshme një makinë u dogj në mënyrë të qëllimshme në zonën e Krujës, brenda ambienteve të banesës së poseduesit. Makina tip ‘Golf’ është në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç. Në një intervistë të dhënë për Faxnews, babai i 20 vjeçarit, Gani Demnushaj, tregon momentin si ndodhi ngjarja rreth orës 23:00 të mbrëmjes, teksa e gjithë familja ishte duke fjetur

Makina sipas tij është djegur pasi mbi të është gjetur një bidon pa kapak, ku dyshohet të jetë mbajtur lënda djegëse nga agresori.

Demnushaj thekson se ai dhe familjarët e tij nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk ka informacion se përse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje