Selami Jenisheri, do të duhet të ishte një gjysh i lumtur duke shijuar nipërit dhe mbesat, nëse Lulzim Basha nuk do ta kishte vendosur në listat e deputetëve, e do ti binte bingoja për të qenë në Kuvend, nga radhët e qarkut të Shkodrës, pas djegies së famshme të mandateve
I njohur për biçikletën e tij ngjyrë rozë, dhe bojën e flokëve, që nuk harron ta rifresojë sa herë që i del paksa, Jenisheri ka falenderuar qeverinë dhe mjekët sot në Kuvend, për mënyrën sesi po e përballojnë pandeminë e shkaktuar nga Covid
Por ajo që vlen për tu veçuar është fakti, se deputeti, i cili merr një rrogë të majmë nga taksapaguesit shqiptarë, nuk e di emrin e Koronavirusit, të cilit i ka vendosur një emërtim të ri Kodi 19 të cilën nuk ndalonte duke e përsëritur
Për më shumë shihni videon e mëposhtme, ku Jenisheri e përsërit disa herë me radhë Kodi
Comments are closed.