Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini, i cili ka qenë duke trajtuar të infektuarit në spitale, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe po kurohet në shtëpi.
Në një intervistë për Abc, u shpreh se beson se infeksionin nuk e ka marrë në ambientet e spitalit.
Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm, tha ai.
Mjeku më tej thotë se virusin e kaloi në një formë të lehtë, me temperaturë dhe pak dhimbje muskolare dhe të vetmet kura që merr janë vitamina dhe ibuprofeni.
Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se e lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen, tha ai.