Ish ministri socialist ka sqaruar edhe deklaratën e bujshme ku tha se familjet e varfra kanë rritur shpenzimet e tyre me gjëra luksi. Beqaj tha se ato kanë rritur shpenzimet e tyre për hotelet dhe restorante, po që nuk i quan luks, por është një rritje e nivelit të jetesës
“Unë kam thënë që në familjet më të varfra kanë rritur shpenzimet e tyre, për gjëra jo ekzistenciale. Pra kanë rritur shpenzimet e tyre për hotelet dhe restorantet, por nuk i quaj luks, që një familje shqiptare të dalë në fundjavë në restorante apo të shkojë gjatë viti disa herë në hotele, nuk është luks, është një rritje të nivelit të tyre të jetesës.
Po të shohim me kujdes se çfarë ka ndodhur nga 2014 deri në 2019 për gati 6 vite në të dhënat që pasqyron INSTAT me anketën e buxheteve familjare, do të vërejmë që mediana është rritur më shumë se mesatarja
Mesatarja përbën shumën sa shpenzojnë të gjithë familjet, ndërsa mediana është ajo që ndan familjet në gjysmën e poshtme dhe gjysmën e sipërme që tregon që nga pikëpamja e konsumit ne kemi një ngushtim të hendekur në Shqipëri, midis atyre që harxhojnë më pak dhe atyre që harxhojnë më shumë dhe besoj se këto që harxhojnë më pak mund ti quajmë më të varfëra dhe ato që harxhojnë më shumë mund ti quajmë më të pasura” tha Beqaj
Comments are closed.