Tre vaksina kanë dalë në sfond, Pfizer, Moderna dhe e Oksfordit, kjo e fundit me një çmim më të lirë prej 3 4 dollarësh dhe siguron 70% mbrojtje nga Covid, ndërsa dy të tjerat me çmime që variojnë nga 25 dollarë deri në mbi 30 dollarë, ndërsa sigurojnë 95% mbrojtje nga Covid.

Shqipëria është bërë pjesë e Covax, ku përmes saj do të sigurohet vaksina anti-covid, kur ajo të dalë, ku është planifikuar një shumë prej 12 milionë dollarësh për rreth 1 milion e 140 mijë doza vaksinash. Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për media nëse Shqipëria do të zgjedh vaksinën e lirë apo atë të shtrenjtë, ndërsa iu përgjigj se pavarësisht çmimit është një detyrim që nuk do ti mungojë popullit.

Jemi në fazë për të zgjedhur lirë apo shtrenjtë, jemi në fazën kur mund të përpjekje për të siguruar vaksinën për të siguruar fillimisht mjekët, mësuesët, policët. Po bëhet përpjekje nga të gjitha vendet dhe sasia që do prodhohet sdo jetë e gjitha ajo që do jetë e nevojshme ditën e parë. Ajo që na duhet është të mos mbetemi në bisht të vëmë në dispozicion për këto kategori vaksinën sa më shpejt.

Sjemi në avantazhin që janë vendet prodhuese apo vendet e mëdha dhe të fuqishme apo be, për këtë arsye po bëjmë përpjekje që të mos mbetemi jashtë këtij procesi dhe mos detyrohemi të presim në fund. Kjo është sfida jonë. E lirë e shtrenjtë kjo është temë tjetër.

Si kemi lënë gjë mangët popullit kur ka qenë për gjëra që janë me rëndësi për jetën. Sdo e lëmë mangët këtë detyrim pavarësisht çmimit. Mund të marrim nga të gjitha llojet nëse do kemi mundësi. Asnjë spo fokusohet vetëm në një vaksinë. Kjo është një proces shumë intensiv kemi një grup njerëzish që merren me vetëm me diplomacinë e vaksinën. Çmimi është gjëja e fundit që diskutojmë në këtë moment, tha kreu i qeverisë.