Puthja më e gjatë në botë zgjati për 58 orë e 35 minuta e 58 sekonda. Ndërkohë që nuk e dimë se si ky çift ia doli të duronte aq gjatë, dimë diçka tjetër Pse i mbyllim sytë kur puthim

Nëse e ke pyetur ndonjëherë veten, ka më shumë se një arsye. Ndihmon trurin të përqendrohet më mirë. Sipas një studimi të kryer nga psikologët, kur ka shumë fushëpamje ose shpërqendrime përreth nesh, bëhet e vështirë për trurin të përqendrohet. Aftësia jonë për të kuptuar gjërat vështirësohet kur sytë shikojnë rreth e rrotull

Kjo do të thotë që ju doni të ndjeni më shumë. Ashtu si mbyllja e syve ju ndihmon të hiqni qafe shpërqendrimet përreth jush, gjithashtu ju lejon të përjetoni plotësisht ndjesinë e puthjes. Duke mbyllur sytë për tu puthur, ne i mundësojmë trurit që të mbajë fokusin e tij tek prekja më shumë se tek shqisat e tjera

Meqenëse puthja është një nga gjërat më personale dhe intime, kjo mund të bëjë që ju ose partneri të doni të ndjeheni pa asnjë kompleks.