Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës e Partisë Socialiste Dhurata Tyli ka a.kuzuar bashkinë Shkodër dhe kryebashkiaken Voltana Ademi për lënien me dashje jashtë festimeve zyrtare të 29 nëntorit që është dita e Çlirimit të Shkodrës

Kërkesa e Këshillit Bashkiak të Shkodrës thotë Tyli për të patur aktivitete edhe për 29 nëntorin dhe një fond përkatës është lënë në harresë nga bashkia Shkodër. Bojkoti që bashkia Shkodër i bën prej vitesh 29 nëntorit ditës së Çlirimit nuk e nderon aspak bashkinë shprehet këshilltarja Tyli.

Edhe organizata e Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër akuzoi bashkinë për lënien jashtë festimeve të 29 nëntorit që njihet si dita e Çlirimit të Shkodrës nga okupatorët e huaj