Nga Doriana Metollari
Shqiperia duhet te jete vendi ku femijet do te ikin jashte per te marre e per tu kthyer, jo per te humbur: nje vend ku njerezit qe japim maksimumin e tyre ne art, shkence, ekonomi njihen dhe vleresohen. Asnje çmenduri nuk duhet te shembe ate qe ndertohet per vendin, sepse do te jete far per brezat. Institucionet qendrojne mbi ligjet e nje vendi, jane te popullit, dhe askush te mos mendoje se mund te zhvase
Ketu do te rritet femijet tane, dhe duhet te mesojme ta duam para se ta gjykojme. Ky eshte nje vend ku diversiteti eshte vlere, dhe cdo njeri duhet te ndjehet i lire ne ekzistencen e vet, sepse kjo nuk prek as dinjitetin e as integritetin e askujt tjeter. Vellazeria fetare eshte nje prej pilastrave me te forte qe kemi, duhet ta ruajme e ta trashegojme. Traditat jane te rendesishme, ato jane tonat, na kujtojme kush ishim, por ndryshimi mendesise dhe ecja me kohen eshte e rendesishme po kaq. Ne vijme nga iliret dhe jemi autokton, jetojme ne Europe, ky eshte identiteti yne. E thjeshte. Jemi popull qe e duam lirine, edukimi me ligjet dhe qytetarine do te na mesoje mbi te gjitha pergjegjesine e lirise dhe eshte detyre e cdo qeverisjeje te punoje per kete.
Ne krenohemi me Skenderbeun, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Migjenin, Naim Frasherin; por ata na lane amanet punen, jo lavdine. Zoti nuk ka mallkuar kurre as vendin e as shqiptaret, e kane mallkuar pak nga injoranca e pak duke bere hesape. Nuk ka shenjtore, ka njerez qe besojne ne kauza, jane te miret, guximtaret, artistet, luftetaret, sportiste, shkencetare, politikane…te njohur e te panjohur, Shqiperia eshte e atyre, boll me hiena : e keqja eshte qesharake kur e mbulon injoranca, por ta kuptosh pa bere gje nuk vlen
Nje nga nje jemi qirinj, se bashku askush nuk ndal askend. Kujdesuni per te miren, mbroni te pambrojturit, krijoni te bukuren, perhapni kulturen dhe do te lini gjurme. E atehere do te jete dhe paqja e Zotit mbi kete vend. d.m