Muajt nëntor dhe dhjetor do të ketë rritje të rasteve edhe mbi 1000 të të infektuarve në ditë dhe për këtë duhet një ndërgjegjësim sa më i madh i qytetarëve në mënyrë që të parandalohet sa më shumë përhapja e COVID 19
Kështu u shpreh shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisioni “Repolitix”, i cili tha se në dy muaj në vazhdim mund të kemi edhe rritje të rasteve të infektimeve ditore edhe mbi 1000 raste. Brataj tha se ende nuk jemi në kulmin e valës së dytë, pasi shifrat janë ende në rritje.
Është rritur përhapja e infeksioni dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet që një % e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.
Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë, deri sa numrat janë ende në rritje nëntori dhe dhjetori do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë , tha Brataj.
Edhe për epidemiologun Ilir Alimehmeti kemi një rritje të lartë të shifrave, ndërsa shtoi se nëse do të bëheshin 4 mijë testime, shifra mbi 1000 të infektuar mund të kishte dalë që sot.
Shifra është në rritje, pozitiviteti i testeve është i lartë, është 30 % dhe po të ishim bërë 4 mijë teste edhe sot mund të kishte dalë mbi 1000 raste në ditë , tha Alimehmeti.
Comments are closed.