Në fillim të pandemisë, kur dihej pak për SarsCov2 virusi që shkakton Covid19 studiuesit paralajmëruan që duhanpirësit do të ishin në rrezik më të lartë për shkak të faktit se koronavirusi sulmon më së shumti sistemin respirator.
Shumë nga këto studime laboratorike, janë të idesë se pirja e duhanit ndalon që rrugët e frymëmarrjes të funksionojnë siç duhet dhe kjo shkakton një rritje deri në tre herë më shumë të numrit të qelizave që mund të infektohen.
Megjithatë, ky zbulim shkon kundër rritjes së provave që tregojnë se duhanpirësit, në fakt, kanë më pak gjasa të kapin virusin. Për shembull, një studim nga Meksika i botuar, në verë, analizoi të dhëna nga pothuajse 90,000 pacientë dhe zbuloi se duhanpirësit kishin 23 per qind më pak shanse se joduhanpirësit të diagnostikoheshin me Covid19
Ekipi, gjithashtu, gjeti se duhanpirësit që u infektuan nuk kishin shumë nevojë për kujdes intensiv, dhe numri i vdekjeve ishte i ulët. Akademikët e Kolegjit Universitar të Londrës shqyrtuan 28 punime dhe gjetën që përqindja e duhanpirësve midis pacientëve në spital ishte më e ulët se sa pritej
Shkencëtarët madje e përshkruan atë si një numër shumë të ulët, duke pasur parasysh se një e katërta e popullsisë së përgjithshme dihet se është konsumuese e duhanit
Comments are closed.