Në Shkodër nuk ka ende asnjë të arrestuar për shpërthimin e eksplozivit mbrëmjen e djeshme në lokalin në pronësi të Hana Foletës (Tollozi) madje edhe 6 të shoqëruarit janë liruar. Pasi i mori në pyetje grupi hetimor i la të lirë të shoqëruarit
Burime nga grupi hetimor e përjashtojnë këtë pistë, pasi djemtë e pla..gosur me thikë nga djali i pronares janë pajtuar duke sheshuar problemet. Shpërthimi mbrëmjen e djeshme ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz
Lokali është ngjitur me shtëpinë e familjes Foleta dhe pranë drejtorisë së policisë, por kjo nuk i ka trembur autorët. Lokali nuk ka kamera sigurie duke e vështirësuar punën e hetuesve.