Me rritjen e rasteve të infektuara dhe të vi..ktimave, paniku që ka pushuar qytetarët për pandeminë e koronavirusit duket se ka kapur majat. Prej kohësh përflitej për receta të shpërndara në mënyrë private nga mjekë, gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncimin lidhur me ilaçin e shumëpërmendur “Remdesivir”
Në një shënim në rrjetet e tij sociale, Qyno shkruan se ka arritur që të sigurojë informacione se mjekë dhe farmacistë kanë filluar ta tregëtojnë këtë produkt, me çmime marramendëse.
Sipas tij, një dozë e vetme e ilaçit, e gjetur me vështirësitë e veta kushton jo më pak se 450 mijë lekë të vjetra, ndërsa shisheja e plotë, 2 milionë lekë. Nga informacionet e siguruara nga gazetari të përfshirë në tregëtinë e ilaçit, janë të përfshirë edhe mjekë që punojnë në spitalin Infektiv dhe të Sanatoriumit.
“Një tregti e errët ku të fituar janë vetëm mjekët, farmacistët dhe kontrabandistët e këtij medikamenti. Nëpërmjet të njohurve të mi, jam vënë në dijeni se pikërisht këtë medicament që quhet “Remdesivir” e kanë blerë 2 milion lekë të vjetra komplet dozën. Një dozë e vetme i ka kushtuar, me mik e me maç, plot 450 mijë lekë të vjetra. Ndërsa informacionet e sakta janë se pikërisht me këtë medikament po bëjnë biznes të pisët dhe të ulët, disa prej mjekëve të spitalit infektiv dhe sanatorium në Tiranë” shkruan Qyno.
Comments are closed.