Pas administratorit te Vllaznise Benjamin Naku, ka reaguar sonte edhe sponsori i saj Alban Xhaferi. Gjate nje lidhje me emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel, ai eshte shprehur:
“Nuk dua te merrem shume me incidentin qe ka ndodhur, por dua te jap nje mesazh: Ne po mundohemi te ndertojme nje Vllazni kampione ne aspektin teknik dhe ashtu duhet te ndertojme edhe nje administrate kampione.Kjo sepse keto dy gjera shkojne paralelisht sepse nuk mund te kemi nje Vllazni te forte nese nuk kemi nje administrate te forte.
Vllaznia e sotme eshte e zhytur ne shume borxhe e probleme dhe pergjegjese per kete eshte edhe administrata e cila pavaresisht problemeve qe mund te kete hasur, nuk e ka perfunduar kete gje deri ne fund.
Prandaj ka ardhur momenti qe ashtu siç po ndodh me skuadren e cila eshte tjetersuar dhe tashme ka objektiva te tjera, ashtu edhe administrata duhet te tjetersohet.
Se dyti, tek Vllaznia ka pjestare te administrates siç eshte administratori qe eshte i dypunesuar, ka nje kontrate te plote ne Universitetin e Shkodres dhe po ashtu ka kontrate te plote edhe ne klubin Vllaznia.
Qe ketu ka nje konflikt te hapur interesi sepse ne baze te ligjit une nuk e kuptoj sesi administratori gjen kohe ti beje te dyja punet sipas ligjit ne kohen e duhur.
Prandaj ka ardhur momenti dhe shpresoj qe edhe procesi i privatizimit t’i jape zgjidhjen e duhur te gjitha ketyre çeshtjeve dhe te vijojme me moton tone, “Rikthim tek suksesi”
I pyetur nderkohe ne lidhje me maredheniet me kryebashkiaken Ademi, sponsori Xhaferi eshte shprehur:
“Me zonjen Ademi, me kryetaren e Bashkine, me kryetaren e Asamblese se Vllaznise ne kete rast, kemi nje maredhenie shume te mire dhe une e pershendes gjithmone vullnetin e saj te mire per ta mbeshtetur Vllaznine.
Une ia kam bere te qarte asaj pakenaqesite ne lidhje me menyren e drejtimit administrativ te klubit dhe shpresoj qe ajo te reagoje”
Comments are closed.