Shkodra mbart përherë një magji të çuditshme, që të shfaqet pas çdo rrugice e qoshe të saj. Këtu është vendlindja e artit fotografik në Shqipëri ku mu bash në vitin 1858 u stampua fotografia e parë.
E më pas në vitin 1971 me fondet e pasura të dhuruara nga familjet e fotografëve të traditës Marubi, Pici, Jakova, Rraboshta e Nenshati, u krijua arkivi monumental e befasues i fototekës Marubi.
Në fokusin e tyre gjen thjesht Shkodrën në mijëra portrete, kompozime, peizazhe, reportazhe, tek njerëzit e thjeshtë apo politikanët, tek kryengritësit popullorë, piktorët, arkitektët , tek ajo pjesë e jetes urbanistike, arkitekturore e monumentale, që aq shumë të tërheq në këtë qytet. Ndërsa zona historike e qytetit ka një hijeshi dhe një finesë speciale më një arkitekture neoklasike që qëndron përmbi të gjitha zonat e tjera
Comments are closed.