Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet nga gazetarja e Fax news Rovena Cerka nëse e lan djalin e tij Zaho me ujin e rrjetit, në një kohë kur ky i fundit ka një prani shumë të madhe të klorit. Rama tha që ujin e rrjetit e përdor jo vetëm për larje, por edhe për të pirë, ndërsa dha detaje dhe nga marrëdhënia që ka i biri i tij me dushin.

E laj dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, se i pëlqen shumë të lahet. Nuk e di se ku mund të gjendet ujë tjetër përveç atij të rrjetit, nuk e laj me ujë shiu. Po do ta sjell një ditë që të inkurajojë dhe fëmijët tuaj, ta shohi si zhytet në ujë, dhe nuk ka asnjë problem fare. Sesa i besueshëm jam unë, këtë do ta shihni në datën 25 Prill, u shpreh Rama.

Gjatë konferencës me gazetarët Rama bëri me dije se falë investimeve brenda vitit 2021 do të ketë 24 orë furnizim më ujë të pijshëm në 52 zona të mëdha urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara të vendit

Në vitin 2021 do të alookohen 52 milionë euro dhe investime të huaja 46 milionë euro. Sa i përket ujësjellësve nga trashëgimia nuk vetëm rrjete të degraduara.

Sot që flasim ka 23 zona urbane me 24 ujë furnizim me ujë. Deri në vitin 2021 furnizimi do të jetë një realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë, duke përfshirë që nga Laçi në Kavajë, që nga Fushë-Krujë në Berat e me radhë. Tirana është një histori në vetë ku ka një rritje të furnizimit me ujë të pijshëm, nga 7 orë furnizim mesatarisht,sot vetëm Bovilla furnizon 16 orë në ditë kryeqytetin

Në rang vendi mesatarja e Shqipërisë ishte rreth 10 orë në ditë dhe do të arrijmë në 15 orë. Për më shumë, 7 vite më parë vetëm 59.1 përqind kishin akses në një burim uji të pijshëm përmes rrjetit, pra në shtëpi, dhe sot jemi në 75.8 përqind. Në 2021 po të kemi 85.6 përqind të popullsisë me akses për ujë të pijshëm”, u shpreh mes të tjerave Rama.