Fax news mëson detaje nga situata në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku shumë punonjës nuk kanë mundur që ti shpëtojnë infektimit me Covid19

Aktualisht rezultojnë 36 punonjës pozitiv dhe 85 janë në karantinë të dyshuar, nga mbi 5000 punonjës pòlicorë dhe civilë të stafit të bùrgjeve në të gjithë Shqipërinë. Nga këta janë 4 drejtues.

Gjithashtu janë edhe 6 të dënuar, të cilët kanë shfaqur simptoma të lehta të Covid19 dhe janë karantinuar në mjediset e IEVP Shënkoll, që është bùrgu i përcaktuar për izolimin e rasteve me koronavirus. Aktualisht nga mbi 5,000 të dënuar dhe të parabùrgosur, vetëm 6 janë të dyshuar si të prekur nga Covid19

Në Qendrën Spitalore të Bùrgjeve, ku trajtohen të dënuarit e dyshuar me Covid19 nuk ka asnjë të shtruar me koronavirus.

Të 6 të dënuarit vijnë nga IEVP e Tepelenës, aktualisht të transportuar dhe izoluar në IEVP Shënkoll. Vetë Ministrja e Drejtësisë ka inspektuar para 4 ditësh IEVP e Shënkollit në Lezhë për të verifikuar personalisht situatën me respektimin e masave të sigurisë dhe ato anticovid për stafin e bùrgjeve dhe të dënuarit dhe të parabùrgosurit në këtë IEVP

Gjatë valës së parë të pandemisë, Godinat e reja 4 dhe 5 të këtij institucioni shërbyen si vend pritës i të të dënuarve me problematika të lehta Covid19

Hapësirat dhe kapacitetet pritëse të godinave në IEVP Shënkoll, infermieria dhe baza mjekësore janë të gatshme nëse do të jetë e nevojshme për t’u përshtatur në struktura speciale për trajtimin e të dënuarve me shënja të lehta me Covid