Dirigjenti i mirënjohur shqiptaro-kanadez Mjeshtër Bujar Llapaj përmes një letre të hapur i kërkon Presidentit Ilir Meta se krerët e insitutcioneve duhet të kërkojnë falje për krimet e komunizmit të shtrira në 50 vjet dhe të cilat sipas tij u vaditën me ligësi në 30 vite demokraci

Ndër të tjera në letrën e tij, dirigjenti i mirë njohur shkruan se “Në këto 30 vjet “demokraci” anjëri prej presidentëve apo kryeministrave zyrtarisht, në emër të shtetit shqiptar, nuk ju ka kërkuar FALJE VIKT..IMAVE të regjimit komunist, si një hap i parë për nisur një pajtim mbarëshqiptar, për të vënë në vend dinjitetin njerëzor të të burgosurve dhe syrgjynosurve politikë, për të ndarë urdhëruesit dhe zbatuesit e këtyre krimeve nga komunistët e thjeshtë, për të ruajtur gjithçka të mirë që baballarët tanë ndërtuan nën atë regjim, për të çliruar pasaardhësit nga barra e rëndë e mëkatit të paraardhësve tanë si një mësim që të mos të përkrahim dhe ngremë në pushtet individë që mishërojnë urrejtjen krahinore, dhunën verbale dhe fizike ndaj kundërshtarëve, talljen dhe përbuzjen ndaj çdo njeriu me dinjitet