Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në parlament.
Basha i cyt qytetarët të përfytyrojnë një qeveri që punon për njerëzit dhe jep ndihmë financiare për çdo familje. Kreu i PD premton se bashkë me shqiptarët do të bëhet realitet.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!” shkruan Basha.
Comments are closed.