Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku një 72 vjeçari i cili ishte i infektuar me COVID i ka shpërthyer bombola e oksigjenit në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bajram Curri” dhe 72 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital por ende nuk dihet sa e rëndë është gjendja e tij shëndetësore.

“Në orën 21:05 në bulevardin Bajram Curri në banesën e shtetasit M.N 72 vjeç, ka plasur bombula e oksigjenit, e cila përdorej nga ky person pasi është infektuar me COVID” thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë

Raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar. Ndërkaq grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë