Kryeministri britanik Boris Johnson u fut dje në karantinë pasi pati kontakt me një të infektuar, më saktë me një deputet që bashkë me të nuk kishin vënë maska dhe mbajtën një takim në ambient të mbyllur.

Kryeministri britanik flet për riizolimin: E pata njëherë

Aktualisht kryeministri Johnson nuk ka simptoma të koronavirusit, por izolimi i tij ka ngjallur dhe dyshime për mundësinë e riinfektimit dhe se sa zgjat imuniteti. Johnson, 56 vjeç u infektua në fillim të këtij viti dhe qëndroi disa ditë në trajtim intensiv.

Ai ka thënë se trupi i tij është plot me antitrupa dhe se izolimi nuk do ta ndalonte atë së punuari.

Në një mesazh në Twitter mëngjesin e sotëm ai shkruante: Një nga mënyrat për të ndërpresë përhapjen e sëmundjes është izolimi për 14 ditë nëse kemi pasur kontakt me një të infektuar. Unë po e bëj me zemër dhe me besim, sepse mos harroni se kemi jo vetëm këtë metodë për të mos përhapur infeksionin, por gjithashtu dhe dy doreza boksi për të goditur armikun testimin masiv dhe perspektivën e vaksinës që mund të shpërndahet ndoshta edhe para Krishtlindjeve.

Ndërsa deputetëve mësohet tu ketë thënë Nuk ka rëndësi që ndihem mirë, më mirë se kurrë, ose që trupi im po shpërthen nga antitrupat sepse unë tashmë e pata atë gjë të mallkuar. Rregullat janë rregulla dhe duhet të zbatohen për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Në rrjetet sociale po qarkullon fotoja e kryeministrit pa maskë me deputetin konservativ dhe ironizojnë kur citojnë kryeministrin që bën thirrje për zbatimin e rregullave dhe vetë bën takime pa maskë.