Pandemia e COVID 19 vazhdon që të ketë një ndikim të madh në ekonomi. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaron se të ardhurat për vitin tjetër pritet që të mos kenë një rritje gjë e cila nuk shihet si shumë pozitive dhe mund të ndikojë në sektorë të ndryshëm.
Situata nga COVID 19 është e vështirë shprehet kryebashkiakja Ademi për shkak të rasteve në rritje por edhe problemeve që ka shkaktuar pandemia duke patur kudo një ndikim negativ.
Shkodra është ndër qytetet më të prekura nga COVID 19 me një numër në rritje të rasteve ndërsa një problem është edhe fakti se ekonomia ka pësuar një rënie gjë e cila është e ndjeshme qoftë për qytetarët por edhe për subjektet e ndryshme.
Comments are closed.