Prefektja Angoni, nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe delegoi detyra konkrete duke urdhëruar për kontroll të shtuar të karantinimit të personave me Covid-19 pozitiv, deri në provën e analizës negativ të tij/saj.

Të bashkëpunohet me median lokale për ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocMbroj nënvizoi Angoni.

Në cilësinë e drejtuesit të Policisë Vendore Qarku Shkodër Brahimaj u shpreh se po vihet re një komunitet më i ndërgjegjësuar, përkrahës e shumë mbështetës që ka lehtësuar ndjeshëm punën e policisë.

Në përfundim të takimit, Z.Brahimaj shprehu gadishmërinë maksimale institucionale dhe të garantimit të rendit e sigurisë publike, pavarësisht kushteve tejet të vështira të situatës së pandemisë që edhe për strukturat policore ndikon ndjeshëm në ushtrimin e detyrës së tyre.