Banorë të lagjes 1 Maj në Vlorë, po protestojnë dhe po kërkojnë një dëmshpërblim për banesat që janë prishur në kuadër të ndërtimit të projektit të ‘Lungo Mares’.
Ditën e sotme i pranishëm në Vlorë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të takonte banorët, por në të vërtetë nuk takoi asnjë prej tyre, vetëm u shmang.
Një nga qytetarët tentoi që ti flasë dhe Rama, duke i thënë se kërkon rrugëzgjidhje për problemin e tyre dhe se nuk janë të kënaqur nga bonusi i qirasë.
Banorja: Duam rrugëzgjidhje si do të na vejë ky hall Rama: Kush e ka me dokumenta do të shpronësohet sipas ligjit. Kush nuk e ka me dokumenta do të marri bonus qiraje për 3 vjet, më pas bashkia ka programin e ri sociale dhe kush përfiton merr banesa sociale.
Rama: Deri këtu sepse më përtej kësaj nuk ka Banorët për Fax News Nuk është faji jonë. Vetë e la shteti që të ndërtohej pa leje sepse ato kanë shkelur ligjin të parin. Gënjejnë për bonusin e qirasë, pasi nuk na e japin. Ky është një shtet pol.icior, erdhën 200 polic tek familjet më të varfra në Vlorë
Kryeminsitrin nuk më la policia që të takojë kryeministrin. Ajo vlerësohet sipas çmimit të tokës, ajo vlerësohet 6 milionë lekë e blej dot një shtëpi unë me kaq lekë
Unë nuk dua banesë sociale, jam bërë gjysëm njeriu që kam ngritur shtëpinë dhe nuk mund të dal në rrugë dhe të mos përfitoj asgjë. Kam shtëpinë, mu prishën shtëpitë doja të takoj Edi Ramën, unë do ti thojë vetëm për strehim të fus kokën se kam ngelur në mes të katër rrugëve.
Comments are closed.