Deklarimet e sotme të presidentit Vuçiç, mbi perifrazimin e konfliktit Kosovë-Serbi si një “konflikt i ngrirë” si ai i Nagorni Karabakut, kanë sjellë reagimin e shumë figurave politike në Kosovë dhe Shqipëri. Në lidhje me këto deklarata ka reaguar dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili cilëson ato si të paprëgjegjshme dhe kundërvënie ndaj marrëveshjes të firmosur në “Shtëpinë e Bardhë”
“Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!” shkrun Majko në facebook.
Postimi i plotë: Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm
Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë”
Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian
Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi
Comments are closed.