Basha bën gati listën / Zbulohen disa nga drejtuesit e PD në qarqe

Lulzim Basha, ka përgatitur pjesërisht listën e të deleguarve në qarqe, pra personat që do drejtojnë fushatën dhe kryesojnë listat e PD. Sipas burimeve zyrtare Lulzim Basha jo pa qëllim po e shtyn nxjerrjen e listës, por ai për arsye emrash dhe mos plotësim të saj për drejtimin në disa qarqe ka vonuar publikimin e tyre.

Sipas të njëjtave burime, ish kreu I KLSH, Bujar Leskaj do drejtojë qarkun e Vlorës, megjithëse ai u votua masivisht kundër nga strukturat lokale, pasi quhej një kthim 15 vite pas. Në Fier pritet që të jetë Gazment Bardhi drejtues qarku i pasuar nga Enkelejd Alibeaj. Bardhi më parë përflitej si një emër që mund të drejtonte qarkun e Shkodrës, ku pritet që surpriza të jetë vetë ish-kryeministri Sali Berisha.

Në Elbasan mund të shkojë drejtues politik Flamur Noka, i cili në fakt kërkon të qëndrojë në Tiranë dhe preferon Paskuqanin.

Edmond Spaho nën kryetar i PD, pritet të lëvizë nga Elbasani për të shkuar në Korçë. Në këtë qark Spaho ka qenë deputet më parë, një emër tjetër që shpresonte të drejtonte Korçën ishte Dritan Shano, ish-zv ministër i Fatos Nanos, por ai u refuzua masivisht nga votat e demokratëve korçarë. Një emeër tjetër për Korcën është edhe Eduard Halimi. Vetë Spaho nuk e preferon Korçën, kjo për shkak dhe të shumë përplasjeve dhe konflikteve të nxitura në këtë zonë. Spaho duket si zgjidhja më e mirë pas refuzimit edhe të Ervin Salianjit, por edhe largimit të tij nga komisioni Ruli-Nishani. Ndërkohë ish-deputeti ka një dënim nga një gjykatë e shkallës së parë dhe pret vendimin e apelit, denimi i tij do e vështirësonte edhe më tej Korçën.

Oerd Bylykbashi është një nga emrat e tjerë që pritet të drejtojë një qark dhe ai është Durrësi, por ende nuk ka asgjë të sigurt pasi gjithçka do vendoset pasi Basha të vendosë se ku do kandidojë vetë, apo ku do hetë simbolikisht Berisha.

Një nga emrat që mund të drejtojnë qarkun e Kuksit nga PD është Edi Paloka, nën kryetari tjetër, që preferon edhe kry kryesimin e Durrësit ose Shkodrës.

Në disa qarqe të tjera ka shumë emra që përfliten në korridoret e selisë së Republikës së Re, por janë më shumë fjalë dhe dëshira sesa emra të konfirmuar.

Basha pritet që listën përfundimtare të kandidatëve ta publikojë në muajin janar, ai po kërkon të shtyjë sa më shumë publikimin e emrave dhe listës, për të shmangur përplasjet e brendshme dhe largimet e shumë emrave drejt partive të reja opozitare që pritet të dalin me një listë të përbashkët. Por në fakt Lulzim Basha duket se nuk ka emrat e duhur për të cuar si drejtues qarqesh /CNA.al